Aktualitete

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, vizitoi sot Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Presidentja Jahjaga e shoqëruar nga zëvendësministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, fillimisht u takua me drejtorin e QKUK-së, Curr Gjoci dhe me drejtoreshën e Gjinekologjisë, Myrvete Paçarada, te cilet e njohen për punën këtij reparti.

Presidentja Jahjaga vizitoi nenën që lindi fëmijën e parë ne vitin 2016 në këtë qendër, duke i dëshiruar jetë të gjatë dhe të lumtur djalit dhe nënës. Lajmi bëhet i ditur nga faqja zyrtare e Presidentes së Kosovës Atifete Jahjaga në rrjetin e saj social Facebook.

Në një deklaratë për media paraditen e së premtes, më 1 janar, Presidentja Jahjaga tha se “Jemi këtu në Qendrën Klinike Universitare, në klinikën e Gjinekologjisë. Kam ardhur këtu që ta përcjellim traditën tonë të përvjetshme që të vizitojmë fëmijën e parë të lindur. Unë së pari pata një takim me zëvendësministrin, me drejtorin e QKUK-së dhe me drejtoreshën Paçarada. U njoftova për së afërmi me punën e mbrëmshme të të gjithë personelit mjekësor dhe shfrytëzova rastin që në emër të të gjithë qytetarëve të Kosovës t’i falënderoj për një punë të jashtëzakonshme dhe profesionale që kanë treguar, jo vetëm gjatë natës së mbrëmshme të ndërrimit të motmoteve, por gjatë tërë vitit që e lamë pas”.