Ushqehu shëndetshem

Bananet e gjelbra përmbajnë niseshte rezistuese, formën më të rëndësishme të fibrave të tretshme dietetike. Fibrat tretëse të bimëve nuk treten në zorrën e hollë, por absorbohen ngadalë, derisa bakteret në zorrën e trashë nuk i fermentojnë ato.

Konsumimi i kësaj lloj bananeje i siguron organizmit energji, dhe në dallim nga karbohidratet e tjera, nishesteja që gjendet në banane nuk e rrit nivelin e sheqerit në gjak dhe ju ngopin shpejt.

Gjithashtu fibrat që gjenden në këtë banana ndihmojnë në humbjen e kilogramëve të tepërt, duke stimuluar prodhimin e hormonit glukagon, i cili përshpejton organizmin. Përveç kësaj, nishesteja rezistuese përshpejton zhvillimin e baktereve të shëndetshme në zorrën e trashë, me çfarë zvogëlohet rreziku nga kanceri në zorrën e trashë