Recetë natyrale për pastrimin e veshëve
Dyelli dhe infeksioni i veshit mund të jetë një problematikë që shumë nga ne nuk dinë se si ta shmangin dhe për këtë u duhet që të kërkojnë ndihmën e mjekur, e jot a realizojnë vetë në kushte shtëpie.
Përmes një recete që mund ta bëjë secili nga ne, jemi në gjendje që të largojmë infeksionin, për këtë na nevojitet kombinimi i uthullës së bardhë dhe alkoolit medicinal.
Në shumicën e preparatave që blehen ka alkool isopropol që pastron dhe than veshët. Uthulla ka efektet e një antibiotiku me efekte anti-mikrobe që lufton infeksionet ndërsa kur kombinohet me alkoolin medicinal lehtëson dhimbjet dhe largon dyllin.
Në fillim përzieni një sasi alkooli medicinal dhe uthull të bardhë. Merrni 5 ml nga kjo sasi dhe vendoseni në vesh duke e kthyer kokën në një anë. Qëndroni në këtë pozicion për një minutë dhe pastaj ngriteni kokën në pozicion normal duke lejuar që të dalë ky lëng nga veshi.
Përdoreni këtë 2 herë rradhazi për një pastrim më efektiv, gjithashtu bëni kujdes pasi kjo recetë nuk këshillohet në raste të rënda infeksionesh.