Aktualitete

Një fëmijë është lënduar nga plumbi në këmbë në sheshin e kryeqytetit.

Këtë e ka konfirmuar për Klan Kosovën, mjeku kujdestar i Qendrës Emergjente të QKUK-së, Avdush Bajgora.

Bajgora ka shtuar se gjendja e fëmiut të lënduar aktualisht është stabile dhe nuk është në rrezik për jetë.

Ai gjithashtu ka bërë të ditur se kanë pranuar edhe raste të tjera të lëndimeve nga mjetet piroteknike.

Sipas tij, vetëm në 30 minutat e para të vitit 2016 kanë pranuar më shumë se 10 raste të lëndimeve të lehta nga mjetet plasëse../PO/.