Aktualitete

Në  vitin që po lamë pas, Klinika e Kardiologjisë në Prishtinë  ka arritur një sërë suksese në ofrimin e  shërbimeve  për pacientet kosovarë. Këto të dhëna i shpalosi Dr. Gani Bajraktari në një postim në llogarinë e tij në Facebook.  Ai vë në pah se,  në vitin që po e lëmë pas,  stafi i Klinikës ka realizuar:
– 15.585 vizita ambulantore
– 5.984 ekokardiografi,
– 159 ekokardiografi trans-ezofageale,
– 1.717 ergometri,
– 1.176 koronarografi,
– 462 pacientë të stentuar,
– 106 balon dilatime,
– 85 Pace-Maker të Përhershëm
– 20 Defibrilatorë Intrakardiakë
– 6 Terapi Resionkronizuese të Zemrës
– 6277 konsulta specialistike jashtë Klinikës së Kardiologjisë!

Njëherit, Dr. Bajraktari  shpalosi edhe të arriturat e Shoqatë së Kardiologëve të Kosovës në një postim tjetër. Dhe krejt në fund ai uron të gjithë stafin e Klinikës  për shëndet dhe suksese.