Aktualitete

Drejtoria e Inspektoratit në Komunën e Malishevës, sot ka bërë një thirrje, për të bërë kujdes gjatë këtyre ditëve në fund vit, dhe në natën e ndërrimit të viteve, për mospërdorim të mjeteve piroteknike dhe për kujdes të shtuar nga këto mjete.

Qëllimi i kësaj thirrje, është evitimi i lëndimeve të mundshme nga përdorimi i këtyre mjeteve, për shkak të përdorimit të pakontrolluar. Edhe pse fishekzjarrët krijojnë pamje të bukura, përdorimi i tyre ka shumë efekte negative, ku përfshihet rrezikshmëria e përdorimit, shpenzime në para, ndotje të ambientit dhe rrezikimi i qytetarëve të tjerë, prandaj, mos përdorni, ose përdorimi i kontrolluar i tyre zvogëlon rrezikun për ju dhe të tjerët.