Pse i duhet organizmit tonë Kalciumi
Kalciumi është një mineral i bollshëm në trupin tonë. Pra nuk është çudi që ky mineral ka shumë funksione të rëndësishme. Roli primar është për të ndërtuar eshtrat dhe dhëmbët, gjithashtu ndihmon edhe në kontrahimin e muskujve, bartjen e sinjaleve nervore, mpiksjen e gjakut. Këto funksione janë aq të rëndësishme saqë mungesa e këtij minerali mund të shkaktoj disbalancë të madhe
Cilat janë burimet mëtë mira për Kalcium: qumështi, djathi, kosi, lakërjeshile, brokolli janë të pasura me kalcium. Nëse ju jeni të shqetësuar se disa nga produktet e lartë përmendura kanë sasi të madhe të yndyrës, mund të i merrni ato produkte por me sasimëtë vogël të yndyrës, pasiqe nuk ndryshon sasia e kalciumit në to. Në sasi mëtë vogël ka edhe në: disa perime, fasule, spinaq, patate, raven, fasule të kuqe, fasule larosh.
Çfarë ndodh nëse ju nuk merrni sa duhet kalcium: mungesa e kalciumit përkohëtëgjatënë organizëm mund të shpie në osteoporozë, rritje e brisht e kockave qëmë pas shoqërohet me fraktura patologjike. Foshnjat, fëmijët, adoleshentet të cilët nuk marrin kalcium të mjaftueshëm nuk do të jenënë gjendje përtë arritur nivelin optimaltë masës kockore, duke i venë ata në rrezik për rritjen e osteoporozës me kalimin e moshës.
Çfarë ndodh nëse ju merrni shumë: është vërtetuar që shkaktohen gurë në veshke dhe funksion të dobët të veshkave. Nivelet e larta të kalciumit mund të parandalohen nga thithja e mineraleve të tjera në vlera optimale të tilla si hekuri, fosfori dhe zinku.
Cilat janë vlerat normale: vlerat normale, ditore, përkitazi me moshën janë si me poshtë: 0-6 muaj – 210mg/ nëditë, 7-12 muaj – 270mg/ nëditë, 1-3 vjet – 700mg / nëditë, 4-8 vjet – 1g/ nëditë, deri nëkëtëmoshënevojëpër kalcium është e njëjtëpërtë dy gjinitë, pas kësaj moshe vlerat ndryshojnë. Për meshkujt: 9-18 vjet – 1300mg/ nëditë, 19-70 vjet – 1000mg / nëditë, mbi 70 vjet 1200mg/ nëditë. Për femra: 9-18 vjet – 1300mg/ në ditë, 19-50 vjet – 1g/ në ditë, mbi 51 vjet – 1200mg/ në ditë. Për shtatzënat dhe ato në laktacion të moshës deri në 18 vjet nevoja ditore për kalcium është 1300 mg. Për shtatzënat dhe ato në laktacion të moshave të tjera nevoja ditore për kalcium është 1g.
Dukagjin Zeqiraj.