Ushqehu shëndetshem

Materiet ushqyese që gjenden në këtë perime të shijshme ndikojnë shumë në shëndetin dhe bukurinë tuaj.

Në ushqim më tepër përdoret rrënja e karrotës, e cila mund të rritet deri më 40 cm kurse është shumë e pasur me karoten (prej ku edhe vjen ngjyra e saj portokalle).

Substanca karoten ka një spektër të gjerë të efekteve të dobishme në trupin e njeriut dhe ndoshta përparësia më e madhe është ajo që nga karoteni krijohet vitamina A, e cila është përgjegjëse për pigmentim dhe cilësinë e lëkurës, flokëve dhe thonjve, transmeton Femina.al

Karoteni, përveç kësaj, e përmirëson edhe punën e mëlçisë, lukthit, zemrës dhe zorrëve, dhe ka kohë që njihet se karotat janë një nga ushqimet më të efektshme për shëndetin e syrit.

Kjo perime është ushqim ideal për të pastruar trupin dhe ndihmon në shërimin e poliartritit, osteoporozës, problemeve me tretjen dhe hemoroideve.

Në këto raste zakonisht rekomandohen karrota të freskëta në formë lëngu – ashtu që të tretet më lehtë. Ekspertët thonë se karrota ka efekt të rëndësishëm baktericid, andaj do të ishte e dobishme ta “shpërlani” gojën para se ta pini atë.