Këshilla për shtatzënat

Për një kohë të gjatë, shtatzënat janë paralajmëruar të mos bëjnë ushtrime joga, sepse mund të dëmtoi fëmijën.

Por, me hulumtimet e reja, po del se këto ushtrime nuk i bëjnë asgjë bebes, e madje e ndihmojnë nënën në momentin kur është duke e lindur fëmijën.

Më parë mendohej se disa pozita të caktuara joge, bënin që fëmija të jetë në pozitë jo të duhur, duke bërë që zemra t’i rrahë më fortë, që për pasojë mund të ketë probleme të ndryshme.

Shtatzënat, kanë evituar një numër të madh pozitash gjatë jogës, apo edhe i kanë lënë këto ushtrime, vetëm që të mos i shkaktojnë probleme foshnjës.

Hulumtimet e reja, tregojnë se foshnja nuk pëson asnjë dëmtim, derisa nëna është duke kryer ushtrime joga.

Për më tepër, këto ushtrime e përgatisin nënën, që dhimbjet e lindjes, t’i përjetoi më me lehtësi, transmeton Telegrafi.

 

pregnancy-yoga-fade-1