Këshilla Shëndetësore

Cigaret elektrike përmbajnë deri në dhjetë herë më shumë substanca kancerogjene sesa duhani i zakonshëm. Sipas një sondazhi të shkencëtarëve japonezë nga ministria e shëndetësisë së Japonisë ka ekzaminuar tymin e cigareve elektronike, në të cilin janë gjetur substanca kancerogjene të tilla si formaldehide dhe acetaldehide.

Sasia e acetaldehideve është dhjetë herë më e lartë se në cigare të zakonshme. Çdo gjë tregon se, kur është fjala për mbinxehjen e telave që kryejnë avullimin e lëngjeve, prodhohen sasi më të mëdha të këtyre substancave të dëmshme.

Ndërkohë ministria japoneze e shëndetësisë njoftoi se pas përpunimit të rezultateve të raportit, do të marrin masat e nevojshme për kontrollin e cigareve elektronike.