Këshilla Shëndetësore

Shkencëtarët zbulojnë shkaktarët kryesorë të migrenes

Shkencëtarët kanë gjetur se një tepricë e radikaleve të lira-molekula korrozive që prodhohen përderisa organet tona marrim oksigjen, janë një nga shkaktarët kryesorë të të gjitha kokëdhimbjeve.

Ky fenomen shkakëton një çekuiliber në trup që quhet “stresi oksidativ”, i cili vije në shprehje kur nuk ka mjaftueshëm mbrojtëse antioksidanti për të shmangur radikalet e lira

Hulumtuesit thonë se gjetjet e tyre mund të ndihmojnë  që në një të ardhme të afërt të prodhohen medikamente që e shërojnë migrenen, përdorimi i të cilave do të ishte i njejtë sikurse marrja e nje vitamine të thjeshtë.

Jonathan Borkum, nje psikolog dhe profesor universitar, ka studiuar mbi 2000 raste të migrenes për të ardhur në përfundim të tij.

Ai ishte fokusuar në një sërë faktorësh që e shkaktojnë migrenen, si dehidratimi dhe ndotja e ajrit, dhe me pas i kishte analizuar dhe krahasuar impaktet e secilit prej tyref në trurin e njeriut.

Profesori Borkum, gjeti se faktori i përbashkët i të gjitha kokëdhimbjeve ishte stresi oksidativ të cilin ai e përshkruan si “parimi unifikues i të gjitha llojeve të migrenes që hasen në praktiken klinike”.

Radikalet e lira janë gjithashtu të lidhura me kancerin dhe disa ekspertë besojnë se ato janë edhe arsyeja kryesore e plakjes.

Zbulimi do të thotë se kokëdhimbjet mund të parandalohen apo të lehtësohen duke përdorur vitamina të tilla si: “beta carotene” dhe vitaminë “C”, të cilat i lidhin dhe mbyllin radikalet e lira.

Sipas te dhënave cdo i 10-ti person vuan nga migrena, e cila mund të zgjasë me orë të tëra dhe mund të jetë aq serioze sa që pacienti të mos jete në gjendje të kontrolloj vetëveten.

Elizabeth Londer, një shefe e divizionit për dhimbjet e kokes në Brigham dhe e spitalit të grave në Boston, e cila nuk ishte e përfshirë në studim, ka thënë se ndonjëherë ajo që njerëzit mendojnë se është shkas i kokëdhimbjes, është në të vërtetë vetëm një simptomë.

Ajo i tha Boston Globe se disa njerëz mendojnë se çokollatat shkaktojnë kokëdhimbje, por vetë dëshira për të ngrënë dicka të ëmbël në të vërtetë është një shenjë e një kokëdhimbje të ardhëshme./dailymail./