Aktualitete

Mjegulla që ka pushtuar vendin ditëve të fundit po sjellë shumë telashe në komunikacion. Si pasojë ka rezultuar edhe me rritjen e aksidenteve.

Sipas raportit të Policisë që ka regjistruar për 24 orët e fundit, në Kosovë kanë ndodhur 56 aksidente trafiku ku 16 persona kanë mbetur të lënduar.
Ndërsa një person ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve që ka marr nga një aksident trafiku me datë 14 të po këtij muaji.
Gjatë ditës së sotme të lënduar nga një tjetër aksident që ka ndodhur në Prishtinë, kanë mbetur edhe 4 pjesëtarë të Policisë së Kosovës, të cilët dhe kanë kërkuar ndihmë në Klinikën Universitare të Kosovës.
Avdush Bajgora, specialist i mjekësisë emergjente nga kjo klinikë tha se mjegulla që ka rënë këto ditë, ka rritur edhe numrin e pacientëve.