Profesionet më të dëmshme për shëndetin
Disa profesione e rrezikojnë shëndetin më shumë se të tjerat. Një infermiere që punon në spital ka më shumë mundësi të preket nga infeksione apo sëmundje se një avokat që punon në zyrë.
Në faqe në internet ka analizuar efektet negative që kanë në shëndet të gjitha profesionet, duke iu referuar të dhënave të “Occupational Information Netëork” (Rrjeti i informacionit mbi profesionet), i Departamentit Amerikan të Punës.
Klasifikimi i profesioneve më të dëmshme për shëndetin është bërë në bazë të ekspozimit ndaj kontaminantëve, sëmundjeve dhe infeksioneve, radioaktivitetit apo aksidenteve si djegiet, prerjet, kafshimet apo orët e qëndrimit ulur.
Efektet negative në shëndet renditen në një shkallë nga 1-100.
Dentistët
Niveli i ndikimit negativ në shëndet: 65.4
Ekspozimi ndaj ndotësve: 84
Ekspozimi ndaj sëmundjeve dhe infeksioneve: 75
Koha e qëndrimit ulur: 67
Stjuardesat
Niveli i ndikimit negativ në shëndet: 62.3
Ekspozimi ndaj ndotësve: 88
Ekspozimi ndaj sëmundjeve dhe infeksioneve: 77
Ekspozimi ndaj djegieve, prerjeve, kafshimeve dhe pickimeve: 69
Anestezistët
Niveli i ndikimit negativ në shëndet: 62.3
Ekspozimi ndaj sëmundjeve dhe infeksioneve: 94
Ekspozimi ndaj ndotësve: 80
Ekspozimi ndaj rrezatimit: 74
Veterinerët
Niveli i ndikimit negativ në shëndet: 60.3
Ekspozimi ndaj sëmundjeve dhe infeksioneve: 81
Ekspozimi ndaj djegieve, prerjeve, kafshimeve dhe pickimeve: 75
Ekspozimi ndaj lëndëve kontaminuese: 74
Pedikyristët
Niveli i ndikimit negativ në shëndet: 60.2
Ekspozimi ndaj sëmundjeve dhe infeksioneve: 87
Ekspozimi ndaj rrezatimit: 69
Ekspozimi ndaj lëndëve ndotëse: 67
Inspektorët e doganave
Niveli i ndikimit negativ në shëndet: 59.3
Ekspozimi ndaj lëndëve ndotëse: 78
Ekspozimi ndaj sëmundjeve dhe infeksioneve: 63
Ekspozimi ndaj rrezatimit: 62
Operatorët e trajtimit të ujërave të zeza
Niveli i ndikimit negativ në shëndet: 58.2
Ekspozimi ndaj lëndëve kontaminuese: 97
Ekspozimi ndaj kushteve të rrezikshme: 80
Ekspozimi ndaj djegieve, prerjeve, kafshimeve dhe pickimeve: 74
Asistentët kirurgjike dhe mjekësorë
Niveli i ndikimit negativ në shëndet: 57.3
Ekspozimi ndaj sëmundjeve: 88
Ekspozimi ndaj lëndëve ndotëse: 80
Ekspozimi ndaj kushteve të rrezikshme: 69