Aktualitete

Prfaqësues të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, sindikatës së Administratës Publike, Sindikatës së Shërbyesve Civil dhe ata të Sindikatës së Policisë së Kosovës, kanë shprehur shqetësimet e tyre, duke paralajmëruar Qeverinë se nëse në fillim të vitit 2016-të, nuk zgjidhen problemet e tyre, do të ketë greva nëpër komuna por edhe në nivel qendror.

Ata sot kanë dal në një konferencë të përbashkët, ku thanë se nëse edhe në fillim të vitit 2016 nuk do të ketë sukses dialogu, ata do të vazhdojnë me masa sindikale.

Kryetari i Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jashari përmendi të arriturat gjatë vitit 2015 por tha se do të ballafaqohen me shumë problem edhe gjatë vitit 2016. Jashari tha se gjatë këtë viti kanë arritur t’i nënshkruajnë 118 marrëveshje me bizneset private me institucione shëndetësore ,arsimore dhe me institucione rekreative në Kosovë dhe Shqipëri.

Ai paraqiti çështjet dhe problemet që do të ballafaqohen në vitin 2016, ku njëra ndër to është edhe problemi për pensionet të financuara nga shteti, ku mësimdhënësit e Kosovës duhet të gëzojnë pensionet më 140 euro.

Jashari shtoi se shqetësim tjetër që kanë adresuar tek kryeministri Mustafa është zvarritja e ligjit mbi benifitet e mësimdhënësve për vitet 9099.

Duk Kalaj nga Sindikata e Administratës Publike, tha se Qeveria e Kosovë po tregohet e papërgjegjshme sa i përket zbatimit të ligjit mbi organizimin sindikal.

Ndërsa, Hajrullah Hoxhaj nga Sindikata e Shërbyesve Civiltha se problem mbeten ndryshimet në paga për personat që bëjnë të njëjtën punë dhe rritjen e numrit të shërbyesve civil.

Shaban Tasholli nga Sindikata e Policisë së Kosovës, tha se problem ende mbetet sigurimi shëndetësor, që është premtuar edhe më herët por nuk është realizuar.

Ata thanë se grevat do t’i orientojnë në nivelin qendror por mund të ketë edhe greva në nivele komunale ngase ka komuna që heshtin dhe nuk kanë nënshkruar kontratat./tribuna./