Këshilla për fëmijët

Ja se çka duhet të dini si prind me termometër në dorë duke pyetur nëse temperatura e lexuar kërkon që ju ti niseni e ti bëni një vizitë mjekut.

Nuk ke nevojë ta trajtosh

Nëse fëmija juaj ka temperaturë dhe prapë vrapon poshtë e lartë i kënaqur dhe pinë mjaft lëngje, në këso raste konsidero të mos përdorësh medikamentet. “Arsyet kryesore se përse ne u japin medikamente janë për rehati dhe për të shmangur dehidrimin,” thotë Robert Pantell, pediatër në UCSF Spitalin e Fëmijëve dhe bashkë-autor i librit “Kujdesi Fdaj Fëmijës Tuaj”

Nëse e trajton, pyet mjekun për medikamente alternative. Përderisa acetaminophen dhe iboprofen janë që të dyja efektive, mund të jetë e dobishme të alternosh në mes tyre, pasi që secila funksionon ndryshe për të ulur temperaturën e etheve, thotë Dr. Pantell. Por, bëje këtë alternim vetëm nën direktivat e pediatrit tuaj.

Brenga juaj kryesore: Dehidratimi.

Nëse temperatura e fëmijës tuaj rritet, sigurohu që ai/ajo të pi mjaft lëngje, uje dhe lengje te frutave. “Për të zbuluar nëse fëmija juaj është ka shkon ka dehidratimi, unë gjithnjë pyes vetën, ‘A është ajo si zakonisht më parë apo ka rënë paksa? A i janë tharë paksa buzët?’ Për fëmijë shumë të ri, mënyra më e mirë për prindërit që të zbulojnë këtë është nëse iu është ndërruar pelena (pampersi) në 6 orët e fundit,” thotë Dr. Pantell.

Kur duhet thirr mjekun

Mosha: Deri në 3 muaj
Temperatura: Ethe nga 38 gradë celsius ose më e lartë

Mosha: 3 muaj deri në 2 vite
Temperatura: Ethe mbi 39.5 gradë celsius.

Mosha: Mbi 2 vite
Temperatura: Ethe mbi 40 gradë celsius.

Kërko ndihmë mjekësore menjëherë nëse fëmija ka këto simptoma: letargji, pështjellim (konfuzion), frymëmarrje të shpejtë, qafë të ngrirë apo krizë (ngërçe).