Këshilla Shëndetësore

Për personat që pijnë kafe vjen një lajm i mirë. Studimi më i ri tregon se njerëzit që pinë kafe rregullisht kanë më pak gjasa të vdesin nga sëmundjet e zemrës dhe diabetit se sa ata që nuk pinë kafe.

Sipas Kolegjit Amerikan dhe gjinekologëve, konsumimi në sasi të kufizuar të kafeines, deri në 200 miligram në ditë, ndikon pozitivisht edhe për gratë shtatzëna.

Autori i studimit, Dr. Erikka Loftfield tregon se ata që e pijnë rregullisht kafenë mund të kenë përfitime të tjera shëndetësore . Gjithashtu studimi tregon se  kafeja gjithashtu mund të ketë një efekt të drejtpërdrejtë në imflamacion apo në shëndetin kardiovaskular.