Studime dhe Hulumtime

Testi i përshtymes mund të ju tregoj se sa gjatë do të jetoni.  Një hulumtim i botuar  në gazetën “PLOS One” ka nxjerrur në pah se nivelet e një antirupi që gjenden në përshtymë  tregojnë se edhe sa kohë ju ka mbetur për të jetuar.

Një test përshtyme mund te parashikojë se sa kohë ju ka mbetur për të jetuar. Kështu thonë disa hulumtues nga Universiteti i Birmingemit të cilët pretendojnë se kanë zbuluar kohën e vdekjes.  Hulumtimi bazohet në një test i cili e matë nivelin e një antitrupi në përshtymë. Sa më shumë që të bie niveli i këti antitrupi, aq më afer është vdekja.

Në hulumtim kanë marrë pjesë 639 të rritur të cilet janë përcjellur për një periudhë 19 vjeqare që nga viti 1995.

Hulumtuesit gjeten se niveli i “imunglobulinave sekretore A (IgA), kishte rënë atëhere kur personat po u afroheshin vdekjes së tyre. Ky antitrup përdoret nga trupi për të luftuar infeksionet dhe sekretohet nga qelizat e bardha të gjakut.

Deri më tani, parashikimi i jetëgjatësisë ishte bërë me anë të disa pytësorëve. Mirëpo, autorët e hulumtimit të ri besojnë se ky zbulim do të jetë një tregues më i saktë i kanosjes së rrezikut./dailymail/.