Këshilla Shëndetësore

Një ditë e gjatë e kaluar në punë, ose një dite e lodhshme me punet e shtëpise mund t’ju japë një dëshirë te madhe për te bere një gjumë te mire dhe te qete. Por për gërhitesit kronik dhe partneret e tyre, rënia në gjumë dhe fjetja nuk është aq e thjeshtë.

  1. Mund të komplikojë marrëdhëniet në çift.

Argumenti i fundit me bashkëshortin tuaj mund të jetë si pasoje e privimit te gjumit nga gërhitja e njërit prej ju te dyve. Një sondazh nga “National Sleep Foundation” zbuloi se më shumë se një e treta e të anketuarve mendonin se problemet e gjumit te shkaktuara partneret e tyre ndikonin ne komplikimin e marrëdhënies.

  1. Mund të sinjalizojë probleme të tjera shëndetësore.

Gërhitja kronike mund te sinjalizojë për “apnea” te gjumit (ndërprerja e përkohshme e frymëmarrjes, sidomos gjatë gjumit), e cila është e lidhur me sëmundje të zemrës, hipertensionit, dhe diabetit.

  1. Mbipesha lidhet ngushte me gërhitjen.

“Ndërkohë qe ju shtoni në peshë, muskujt brenda qafës tuaj bëhen më të trasha, duke e ngushtuar udhën ajrore,” thotë B. Gail Demko, DMD, President i Akademisë Amerikane të “Dental Sleep Medicine”.

  1. Pirja e duhanit mund ti përkeqësojë gjerat.

Një studim nga “American Journal of Respiratory dhe Critical Care Medicine” zbuluan se duhanpirësit dhe ish duhanpirësit kane më shumë gjasa për të gërhitur rregullisht sesa jo-duhanpirësit. “Tymi i cigareve është një ngacmues i nxehtë, i cili shkakton ënjtje të indeve të buta,” thotë Dr. Romaker.

  1. Çfarë keni konsumuar para fjetjes mund të përkeqësojë gërhitjen.

Alkooli relakson sistemin nervor qendror, duke e detyruar trupin tonë që të punojë më shumë për të marrë frymë gjatë gjumit. Më shumë gjëra për të shmangur në kohën e gjumit: pilulat e gjumit dhe medikamente të tjera të njohura si shkaktare për relaksimin e muskujve dhe ushqimet e rënda ose me erëza.

  1. Alergjia juaj mund të jetë një shkaktar.

“Aftësia e trupit tonë për tu përballur me alergjitë ndaj pluhurit apo poleneve ndërsa ne jemi duke fjetur nuk është e njëjtë si kur jemi zgjuar,” thotë Dr. Mingrone.

  1. Truket e thjeshta te gjumit mund të bëjnë një ndryshim.

Fjetja në anën tuaj, ose ngritja e kokës se shtratit tuaj 10-20 cm mund te luftoje gravitetin, i cili shkakton qe gjuha dhe indet e tjera të bien prapa dhe të bllokojnë udhën tuaj ajrore, kur bëheni njësh me dyshekun.