Dieta

Mjekët shpesh rekomandojnë që të konsumohen sa më shumë fruta, pasit ato kanë veti  të jashtëzakonshme për shëndetin e njeriut dhe parandalojnë sëmundjet.

Një ndër to është dardha, një frut që është e lidhur ngushtë me peshën e trupit. Sipas një studimi të ri është gjetur se, personat që konsumojnë vazhdimisht dardha, kanë 35 për qind më pak shanse të bëhen obez.

Ndër të tjera konsumimi i tepërt i dardhës është i lidhur me kualitet të lartë të dietës. Dardhat janë “burim i përkryer” me fibra, si dhe të mbushura me vitaminë C.

Vetëm një dardhë e vetme përmban 24 për qind fibra, që janë të rekomandueshme në baza ditore. Dardha nga ana tjetër ka vetëm 100 kalori. Dardha është një frut që nuk ka yndyrë, kolesterol dhe natrium dhe përmban 190 miligram kalium. Prandaj është ky fryt që ndihmon me shumë njerëzit me kile të e tepërta të ndihen mirë dhe të mos shtojnë peshë.