Studime dhe Hulumtime

Ushqimet që përmbajnë Omega 3 mund të reduktojnë dëmet që pirja e duhanit shkakton në zemër dhe në arterie.

Ky është rezultati i një studimi grek, i Shkollës së Mjekësisë në Universitetin e Athinës, i cili zhvilloi studimin bazuar në një grup vullnetarësh që pinin duhan.

Studimi u prezantua nga Gerasimos Siasos, drejtues i studimit, i cili tregoi se vullnetarët që konsumonin ushqime që përmbanin së paku tre gramë omega 3, ose thënë ndryshe një dozë në ditë, kishin një gjendje më të mirë kardiovaskulare.

Më saktësisht, arteriet kishin një sërë dobish nga konsumi i ushqimeve që përmbajnë omega 3, pasi shfaqeshin më elastike. Ndër dëmet e shkaktuara nga duhani janë rreziqet e lidhura me dëmtimin e mureve të arterieve dhe degradimin e qelizave.

Lidhur me këtë situatë doktor Siasos shpjegon se, “Zbulimet e reja sugjerojnë konsum më të madh të ushqimeve që përmbajnë omega 3, e cila gjendet te frutat e thata, te peshku salmon etj. Këto ushqime zbehin dukshëm efektet negative të duhanit”.