Këshilla për bebet

 

Duke pasur parasysh që shumica e simptomave të alergjive ngjasojnë shumë me simptomat e një gripi, shumë prindër e kanë vështirë për të gjetur dallimin në mes tyre.

Një nga dallimet kryesore në mes të alergjisë dhe gripit është se gripi zgjat zakonisht 1 javë deri në 10 ditë, ndërsa alergjitë jo.

Ju mund ta kuptoni më lehtë se nga çka vuan fëmija juaj, me anë të këtyre pytjeve të parashturuar më poshtë. Në rast se njëra apo më shumë nga përgjigjet e juaja është “po”, atëherë ka shumë mundësi që fëmija juaj është alergjik ndaj diçkaje në mjedisin e tij.

Pyetjet:
– A teshtinë më shumë se sesa normalisht?
– A i rrjedhë vazhdimisht hunda?
– A i janë skuqur apo fryrë sytë?
– A e përdorë gojën për frymëmarrje?
– A ka lëkurë të irrituar?
– A ka kollë të thatë? /Shendetisot.