Gjumi i tepërt ju verbëron
Në baze të një studimi të fundit të realizuara mbi efektin e gjumit në shëndetin e njeriut, pos tjerash është zbuluar se gjumi i tepërt mund të shkaktojë verbërim .
Sipas autorit të studimit Dr. Rahul Khurana nga Kalifornia, ata persona që bëjnë më shumë se 8 orë gjumë, janë të rrezikuar nga degjenerimi i makular. Degjenerimi makular është një sëmundje e cila në mënyrë të ngadalë por të vazhdueshme shkatërron shikimin e njeriut.
Ky fenomen është përgjegjës për shumë raste të humbjes së shikimit tek njerëzit.
Dr. Khurana thekson se ai e kishte realizuar hulumtinin nga të dhënat e pacientëve të ti nga edhe kishte zbuluar se pacientët të cilët kishin këtë sëmundje, kishin një veti të përbashkët e që ishte gjumi i tepruar gjatë natës.
Autori shtoi se simptomat më të shpeshta të kësaj sëmundje janë vështërsia në leximin nga afër dhe humbja e aftësisë për të vozitur./Shendetisot.com