Psikologjia

Shëndeti Juaj

Brenga shëndetësore zakonisht gjenden në krye të listës së arsyeve që njerëzit japin për ta lënë duhanin. Njëmend duhet të brengosemi: pirja e duhanit dëmton gati secilin organ në trup.

Gjysma e të gjithë duhanpirësve që vazhdojnë të pin duhan do vdesin nga ndonjë sëmundje e shkaktuar nga pirja e duhanit. Vetëm në Shtetet e Bashkuara duhani është përgjegjës për 1 nga 5 vdekjet dhe 8.6 milion e njerëzve vuajnë nga sëmundjet e mushkërive dhe zemrës të shkaktuara nga pirja e duhanit.

Kanceri

Gati të gjithë e dimë që pirja e duhanit shkakton kancerin, por pak njerëz e kuptojnë se pirja është e lidhur gjithashtu edhe me shtim të rrezikut të shumë lloje tjera kanceri, duke përfshirë këtu edhe kancerin e gojës, hundës, sinusve, buzëve, kutisë së zërit (laringut), fytit (faringut), ezofagut, fshikëzës, veshkave, pankreasit, vezoreve, qafës së mitrës, stomakut, zorrës së trash, rektumit dhe leukemisë akute miloide.

Sëmundjet e Mushkërive

Pirja e duhanit dukshëm shton rrezikun e të sëmurit nga emfizema dhe bronkiti kronik. Këto sëmundje ua bëjnë të vështirë të merrni frymë dhe së bashku grupohen dhe quhen sëmundja kronike obstruktive pulmonare (COPD). COPD shkakton paaftësi dhe sëmundje kronike dhe me kalimin e kohës keqësohet – nganjëherë me pasoja fatale.

Emfizema dhe bronkiti kronik mund ti gjejmë edhe tek 40 vjeqarët por zakonisht zbulohen më vonë në jetë, atëherë kur simptomat keqësohen së tepërmi. Duhanpirësit afatgjatë rrezikojnë më së shumti të zhvillojnë COPD. Pneumonia gjithashtu përfshihet në listën e sëmundjeve të shkaktuara apo keqësuara nga pirja e duhanit.

Sulmi në zemer, goditja ne tru, dhe semundja e enëve të gjakut

Duhanpirësit për dy herë më shumë i kanë gjasat më të mëdha të vdesin nga sulmi në zemer se sa ata që nuk pinë duhan. Pirja e duhanit është faktor kryesor për sëmundjen vaskulare periferike, ngushtimi i eneve të gjakut që bartin gjakut tek muskujt e këmbëve dhe krahëve. Pirja e duhanit gjithashtu ndikon në muret e enëve që bartin gjakun tek truri (arteriet karotide) të cilat mund të shkaktojnë goditjen (pikën në tru). Pirja e duhanit mund të shkaktojë edhe aneurysm aortic abdominal, gjë që muret e shtresuara të arteriers kryesore të trupit (aorta) dobësohen dhe ndahen shpeshë duke shkaktuar vdekje të papritur. Dhe burrat që pin duhan kanë më shumë gjasa të zhvillojnë impotencë për shkak të sëmundjes së eneve të gjakut.

Verbërimi dhe problemet tjera

Pirja e duhanit shton rrezikun e degjenerimit makular, njëra nga shkaqet më të zakonshme të verbërimit tek të moshuarit. Nxit kataraktin i cili turbullon lentës e syrit. Gjithashtu shkakton rrudhosje të parakohshme të lëkurës, erë të keqe të gojsë, sëmundje të mishit të dhëmbëve, humbje dhëmbi, erë të keqe të rrobave dhe flokëve dhe zverdhje të dhëmbëve dhe thonjve.

Rrezik Special tek gratë dhe foshnjat

Gratë kanë ca rreziqe të veçanta të lidhura me pirjen e duhanit. Gratë mbi moshën 35 vjeçare të cilat pinë duhan dhe përdorin pilula kontraceptive kanë rrezik më të madh për sulm në zemër, goditje në tru dhe mpiske të gjakut në këmbë. Gratë që pinë duhan kanë gjasa më të mëdha të dështojnë një shtatzani (humbin foshnjën) apo të lidnin foshnjë më peshë të dobët. Foshnjet e lindura me peshë të dobët kanë gjasa më të mëdha të vdesin apo të kenë probleme fizike dhe në të mësuar.

Vite të humbura për shkak pirjes së duhanit

Bazuar në disa të dhëna të mbledhura ka fundi i vitit 1999, qendrat Amerikane për Kontroll dhe Parandalim të sëmundjeve (CDC) kanë vlerësuar se meshkujt e rritur duhanpirës kishin humbur rreth 13.2 vite jetë kurse femrat duhanpirëse kishin humbur 14.5 vite jetë për shkak të pirjes së duhanit.

Çdo vit pirja e duhanit shkakton vdekje të parakohshme tek 443,000 njerëz në Amerikë. Dhe duke marrë parasyshë sëmundjet që pirja e duhanit shkakëton kjo do të thotë se të vjedh kualitetin e jetës shumë kohë para se të vdesësh. Sëmundjet e lidhura me pirjen e duhanit mund të kufizojnë aktivitetet tua duke e bërë më të vështirë për ty që të marrësh frymë, punosh dhe lozësh.

Pse duhett a leni duhanin tash?

Pa marrë parasyshë se sa i moshuar jeni apo se sa kohë keni pirë duhan, ta lëshë duhanin tash do të thotë se i ndihmon vetes të jetësh më gjatë dhe më shëndetshëm. Ata që e lënë duhanin para moshës 50 vjeçare shkurtojnë rrezikun për gjysmë të vdesin brenda 15 viteve krahasuar me ata që vazhdojnë të pinë duhan. Ish duhanpirësit gëzojnë kualitet më të mirë të jetës, kanë më pak sëmundje si grip dhe ftohje, përqindje më të ulët të pneumonisë dhe bronkit dhe natyrisht ndjehen më të shëndetshëm se sa ata që akoma pin duhan./sherohu/.