Këshilla Shëndetësore

Një studim i bërë nga “Cork University” në Irlandë, ka zbuluar se femijet janë të aftë që të zhbllokojnë dhe shfletojnë paisjet “touchscreen” qysh në moshen 2 vjeqare.

Në studim kanë marrë pjesë 82 fëmijë të moshes 2 deri në 3 vjeqare.  Studimi ka treguar gjithashtu
se 87% e prindërve, u kanë lejuar fëmijëve akses në “smartphone-t”e tyre.

Rezultatet e studimit kanë vënë në alarm zyrtarë të ndryshëm shëndetësorë të cilet kanë shprehur shqetësimet për shëndetin e fëmijëve dhe kanë dhënë vërejtjet e tyre duke thëne se koha që  fëmijët e shpenzojnë duke shikuar në ekranet e tilla duhet të jetë e limituar dhe e mbikqyrur nga prindërit.

Sidoqoftë, autorët e këtij studimit kanë deklaruar se përdorimi i këtyre paisjeve ka ndikuar vetëm pozitivisht në zhvillimin e fëmijëve, pasi që këto paisje kërkojnë kontakt dhe ndjeshmëri, dhe se interaktiviteti i lartë i tyre ka bërë që fëmijët të mos shfaqin edhe më tej interesim për lojerat tradicionale./dailymail/.