Psikologjia

Përdorimi i pajisjeve teknologjike disa orë përpara se të flini, jo vetëm që ju largon gjumin dhe dëmton qelizat e syve, por zbulimet më të fundit thonë se mund të shkaktojë lloje të ndryshme kanceri.

Ne kemi dëgjuar se përdorimi i pajisjeve teknologjike përpara gjumit mund ta dëmtojë atë, por një kërkim i ri sugjeron se problemi është edhe më serioz.

Leximi nga një iPad përpara gjumit jo vetëm që e bën më të vështirë të flini, por gjithashtu ndikon në përgjumjen dhe vigjilencën ditën e nesërme, sipas një kërkimi të ri nga Spitali Birgham në Boston.

Studimi u publikua në revistën e Akademisë Kombëtare të Shkencave në SHBA këtë të hënë, ku thuhej se zbulimet mund të prekin këdo që përdor një lexues elektronik të librave, laptop, smartfonë ose televizorë të caktuar përpara gjumit.

Kërkimi i ri mbështet konkluzionin nga studime të mëparshme, të cilat kanë zbuluar gjithashtu se qëndrimi para një ekrani përpara se të flini mund të jetë i dëmshëm.

Nëse nuk të ndiheni si një zombi gjatë ditës, zbulimet janë të qarta: lexoni një libër të printuar nëse doni të stimuloni mendjen përpara gjumit dhe shmangni ekranet sikur të kenë ndonjë rëndësi themelore për jetën tuaj.

Chang tha se mungesa e gjumit, jo fjetja mjaftueshëm apo cilësia e keqe e gjumit, është e lidhur me probleme të tjera shëndetësore, si obeziteti, diabeti dhe sëmundjet kardiovaskulare. Shtypja kronike e melatoninës është e lidhur gjithashtu me rrezikun në rritje të disa kancerëve, tha ajo.

Nuk është e nevojshme të thuhet se gjumi sjell shumë përfitime ndaj mungesa e tij është një ide e keqe.

Studimi zgjati për dy javë dhe përfshiu 12 pjesëmarrës që lexuan në një iPad për katër orë përpara gjumit për pesë ditë rresht, një proces që u përsërit me libra të printuar. Për disa, kronologjia ishte e ndryshme: ata filluan së pari me librat e printuar dhe pastaj kaluan te iPad-ët.

Lexuesve në iPad iu desh një kohë më e gjatë për të rënë në gjumë, ndiheshin më pak të përgjumur gjatë natës dhe kishin gjumë REM më të shkurtër krahasuar me ata që lexonin libra, zbuluan kërkuesit.

Lexuesit në iPad gjithashtu sekretonin më pak melatoninë, e cila ndihmon në rregullimin e gjumit, shkruan Shqip. Ata ishin gjithashtu më të lodhur se lexuesit e librave në ditën tjetër, edhe pse kishin bërë tetë orë të plota gjumi.

Pasojat mund të jenë edhe më të rënda se ato që kërkuesit vëzhguan në kërkimin e tyre. Chang thotë se për shkak se përdoruesit e iPad-it ishin më vigjilentë, njerëzit që shohin ekrane përpara se të flenë qëndrojnë më vonë zgjuar nga sa u lejuan pjesëmarrësit në studim, duke e shkatërruar edhe më tepër gjumin.

Nëse e keni shumë të domosdoshme të përdorni tabletin, celularin apo kompjuterin tuaj përpara se të flini, duhet të gjeni një mënyrë për ta bërë më të sigurt.

Përpiquni të përdorni një filtër që bllokon dritën e kaltër, madje ka një aplikacion në android që bën të njëjtën gjë ose mund të blini një filtër fizik për pajisjen tuaj në iOS.

Kërkuesit kanë zbuluar se drita e kaltër ju bën më vigjilentë dhe i ul shumë nivelet e melatoninës, duke dëmtuar për këtë arsye cilësinë tuaj të gjumit. /Telegrafi/