Sëmundjet dhe simptomat

‹Prania e të ftohtit tek gishtat është një dëshmi dhe tregues se ju vuani nga një sëmundje.

Më poshtë janë të renditura disa nga sëmundjet që mund të mësohen përmes gjendjes së gishtave.

Sindroma Raynaud 

Ngushtimi i enëve të gjakut në gishta, si reagim ndaj ftohtësisë, apo stresit emocional. Për këtë shkak vjen deri te një ndjenjë e fortë e ftohjes, e bile gishtat edhe mund të ënjten. Duhet të konsultoheni me imunologun, meqë Sindroma Raynaud mund të jetë tregues i ndonjë sëmundjeje më serioze.

Hipotireoza

Personat, të cilët vuajnë nga ngadalësimi i punës së gjëndrës tiroide, gjithmonë kanë gishta të ftohtë, meqë gjëndra tiroide e rregullon temperaturën trupore.

Anemia

Lodhja, dhembja e kokës, mungesa e ajrit dhe marramendja, të gjitha këto janë simptoma të anemisë. Mungesa e hekurit në organizëm ndikon në temperaturën trupore. Anemia po ashtu zvogëlon furnizimin e organizmit me oksigjen, gjë që çon te ftohja e gishtave.

Shtypja e ulët e gjakut

Kur na bie shtypja e gjakut, atëherë enët e gjakut e dërgojnë gjakun nga duart dhe këmbët në organet vitale. Pirja e duhanit shkakton tkurrjen e enëve të gjakut, për çka qarkullimi në gjymtyrë është i dobësuar, varësisht se sa pini duhan.