Amvisëria – një veprim i shëndetshëm
E dini se kryerja e punëve të shtëpisë mund të ketë të njëjtat rezultate në shëndet sa edhe një stërvitje me intensitet mesatar? Nëse nuk e keni ditur, është koha ta mësoni. Bëni punët e shtëpisë vetë, ndihmoni shëndetin tuaj dhe kurseni para.
Studimi, i publikuar në revistën shkencore “Neurology”, ka zbuluar që aktiviteti fizik, duke përfshirë edhe atë të përditshmin si pastrimi apo larja e enëve, mund të reduktojnë rrezikun nga sëmundja e Alzheimerit. Pastrimi i rregullt dhe pastrimi i shtëpisë mund të reduktojë shanset për paraqitjen e sëmundjes, madje edhe te personat më të vjetër se 80 vjeç.
Por, ky nuk është përfitimi i vetëm shëndetësor i marrjes me punët e shtëpisë. Listës së përfitimeve u bashkohen edhe pikat e mëposhtme.
Djegia e kalorive
Edhe pse nuk duket si stërvitje speciale, pastrimi është nga shumë aktivitetet e urryera me të cilat shkrihen kaloritë. Mund të humbni mesatarisht 205 kalori në orë gjatë pastrimit, madje edhe më shumë nëse lëvizni në të vërtetë.
Reduktimi i stresit
Një artikull i publikuar në revistën “British Journal of Sports Medicine” thekson se njëzet minuta aktivitete, duke përfshirë edhe punët e shtëpisë, redukton shqetësimin dhe stresin për madje 20 për qind.
Lehtësimi i alergjisë
Me pastrimin e shtëpisë nga merimangat mund të përmirësoni ose shmangni alergjitë dhe alergjinë e polenit në përgjithësi. Fshirja e shpeshtë me fshesë elektrike, larja e enëve dhe e perdeve, pastrimi i lavamanit dhe frigoriferit dhe fshirja e pluhurit nga mobilet janë mënyrat më të mira për të kontrolluar alergjitë. Investimi i kohës tani do t’ju kursejë nga dhimbja e kokës (dhe e kruara, sytë të skuqur) më vonë.
Rritja e përqendrimit
Derisa aftësia jonë për të kryer më shumë punë sot është më e mirë se asnjëherë, shtëpia lëmsh dhe e parregullt mund t’u largojë vëmendjen edhe të më të fokusuarve. Pa grumbullin e pafund të letrave, rrobave të ndotura dhe shportës me gjëra të panevojshme, do të keni mundësi më të madhe që të fokusoheni në detyrën që e keni. Hapësira e pastër e punës po ashtu ju mundëson që më mirë të përcaktoni prioritetet, sepse jeni në mundësi të shikoni atë që është e rëndësishme pa pasur nevojë të merreni me rrëmujën që ju rrethon. Me pak pastrim, do të arrini të bëni më shumë për një kohë të shkurtër dhe që shumë shpejt të ndiheni optimist dhe që keni gjithçka nën kontroll./Telegrafi/