Aktualitete

Ai ka marrë çmimin “ENCALS Young Investigators Award” apo Çmimi ENCALS për Hulumtuesit e Rinj për vitin 2015.

38-vjeçari nga Durrësi është nderuar si shkencëtari më i mirë i grupmoshës nën 40 vjeç falë punës shkencore të tij në fushën e gjenetikës, në specializimin e ngushtë të sëmundjes së ALS-së -Skleroza Amiotrofike Laterale.

Çmimi është ndarë në Dublin në këtë fundvit, në një ceremoni ku Amar Al Chalabi (një nga neurologët më të mirë në botë) i ka dhuruar çmimin dr.Kabashit.

“Çmimi ENCALS për Hulumtuesit e Rinj ka për qëllim identifikimin e shkencëtarëve më të aftë dhe më të zgjuar dhe jepet për kërkime në çështje të pazgjidhura në lidhje me sëmundjen ALS”, shkruhet ndër të tjera në motivimin e çmimit për dr. Kabashin.