Aktualitete

Në shenjë falënderimi për bashkëpunimin në sferën e shëndetësisë, institucionet komunale të Vitisë , kanë nderuar me mirënjohje përfaqësuesit e “Caritas Kosova” për kontributin e dhënë në këtë komunë.

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka shprehur falënderim për bashkëpunim të mirë gjatë këtij viti me Caritas Kosova dhe ka shprehur gatishmërinë e bashkëpunimit të mëtutjeshëm edhe në të ardhmen. Ai i ka ndarë një mirënjohje drejtorit gjeneral të Caritasit Don Viktor Sopi, si dhe drejtorin e programit për shëndetësi pranë “Caritas Kosova”./2l online/