Bukuri

Nëse jeni midis atyre njerëzve që ia kanë frikën kemikateve që gjenden në pastat për pastrimin e dhëmbëve, ekziston një zgjidhje krejt natyrale për pastërtinë e dhëmbëve tuaj.

Në vend të brushës dhe pastës për dhëmbë ju mjafton një shpëlarje me vaj ulliri. Mirëpo, këtë shpëlarje nuk guxoni ta përpini, por ta mbani sa më shumë në gojë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Sikurse edhe me pastë, për pastrim të dhëmbëve nevojitet që dy herë në ditë ta shpëlani gojën me vaj të pastër ulliri. Vend për skepticizëm nuk ka, dhëmbët do të jenë të bardhë dhe me shkëlqim, pa asnjë shtresë, pa marrë parasysh se mbi ta nuk do të përdorni brushë.

Një pastrim i tillë i dhëmbëve në Indi përdoret me qindra vjet. Vaji i ullirit në gojë nuk lë shije të hidhur dhe as të pakëndshme e as nuk do t’jua dëmtojë aromën e lëngjeve pas ushqimit. Bëhet fjalë për mënyrë natyrale të shkëlqyeshme në pastrimin e dhëmbëve dhe në ruajtjen e mishit të tyre. Pas një shpëlarje të tillë gojën e pastroni me ujë dhe jeni të gatshëm për të shkëlqyer. Pos vajit të ullirit, të njëjtën procedurë mund ta bëni edhe me vaj kokosi.