Aktualitete

Për sa i përket llojeve të sëmundjeve malinje, kanceri i mushkërive është i pari për nga vdekshmëria si në Kosovë, ashtu edhe në botë. Në Kosovë ende nuk po realizohen të gjitha protokollet e trajtimit të kësaj sëmundjeje dhe për këtë shumë pacient po duhet të dalin jashtë shtetit tonë për ti trajtuar ato.

Me qëllim që të standardizohen të gjitha protokollet diagnostiko dhe terapeutike të sëmundjeve malinje e në këtë rast të kancerit të mushkërive, Task Forca për Kontroll të Kancerit (TKKK), ka mbajt një tryezë të rrumbullakët për të diskutuar mbi menaxhimin e këtij protokolli.

Kryetarja e TKKK-së, Suzana Manxhuka-Kërliu, tha se aty janë mbledhur të gjitha disiplinat, të gjithë ekspertët që involvohen në menaxhimin e pacientëve me kancer të mushkërive.

“Kanceri i Mushkërive është i pari edhe në Kosovë edhe në botë sa i përket vdekshmërisë. Për fat të keq shenjat dhe simptomat janë shumë jo specifike, janë të ngjashme me gripin me sëmundje të tjera infalmatore të mushkërive dhe pacientët kur vinë, vijnë në fazë të avancuar fatkeqësisht. Për këtë, kanceri i mushkërive është një kancer shumë vdekjeprurës, prandaj nevojitet një përkushtim intidiplicinar sot siç është kjo tryezë që ti diskutojmë problemet pse nuk realizohen të gjitha protokollet terapeutike të kancerit të mushkërive”, tha ajo.

Sipas saj, shkaktari kryesor i kësaj sëmundjeje është duhan-pirja dhe mos respektimi i ligjit të pirjes së duhanit në vendet publike.

Të pranishëm në këtë panel ishin edhe përfaqësues të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, e po ashtu ishin të ftuar edhe Ministria e Shëndetësisë të cilët nuk ishin të pranishëm.

“Problemi është te duhanpirja. Te ligji për ndërprerjen e duhanit në vendet publike. Një ligj i t illë nuk po funksionon aq sa duhet dhe duhanpirja është njëri nga fakotrët shumë të rrezikshëm në zhvillimin e kancerit të mushkërive dhe është konstatuar mbi 50 kanceregjen që janë në nikotinë. Por mendoj që vetëdijësimi duhet të jetë i popullatës që ta kuptojnë rolin negativ të duhanit në shëndetin e tyre”, ka thënë ajo.

Muaji nëntor është muaji i luftimit të kancerit të mushkërive, por për shkak se TKKK kanë qenë të interesuar që në këtë panel të marr pjesë edhe një doktor shqiptar, i cili vepron në Gjermani, ata e kanë zhvendosur këtë në muajin dhjetorë./mesdheu/