Ushqehu shëndetshem

Sa më shumë që e konsumoni peshkun, aq më mirë do ndiheni. Ky është rezultati i një studimi të publikuar  nga revista ‘’Time Magazine”.  Studiuesit kanë hulumtuar  26 studime  përgjatë viteve 2001-2014 për të parë efektin e peshkut në organizmin e njeriut.

Pas vëzhgimit të  mbi 150 mijë njerëzve, ata kanë dalë në përfundimin se konsumimi i peshkut e redukton riskun e prekjes nga depresioni deri në 17 % .

Eksperti Dr. Majid Fotuhi, tregon se kjo lidhet me Omega-3, acidet yndyrore që gjenden tek peshku. Aftësia e Omega-3 është të reduktojë pezmatimin dhe të shtojë rrjedhjen e e gjakut, gjë që ndikon në uljen e depresionit.