Lifestyle

Nje neuro-shkencëtarë ka zbuluar pesë zakone të thjeshta që bëjnë që të ndiheni të lumtur.

Alex Korb, një hulumtues në neuro-shkencë në Universitetin e Kalifornisë, beson se ka zbuluar sekretin që e bën trurin të ndjehet i lumtur.

Sipas Z.Korb, këto janë këshillat që duhet ndjekur në mënyrë që të ndjeheni gjithmonë të lumtur:

  1. Dëgjoni muziken që ndërlidhet me ndonjë eksperiencë të mirë nga jeta juaj
    Muzika ndikon pozitivisht në disponimin tuaj nëse ajo ka një “prapaskenë” të lumtur. Korb beson se muzika që ndërlidhet me një eksperiencë të lumtur personale do të ju ndihmojë të ndjeheni më të lumtur dhe më të lidhur me atë moment.
  2. Buzëqeshni
    Ju zakonisht qeshni kur jeni në disponim të mirë, por një gjë e tillë mund të arrihet edhe përmes buzëqeshjes false, duke e bërë trurin tuaj konfuz ju mund të arrini të ndjeheni të lumtur edhe pa pasur një arsye të veqantë.
  3. Mendoni për qëllimet e juaja.
    Të menduarit në objektivat afatëgjata bën që të lirohet “dopamina”, një neuro-transmetues që ju bën të ndjeheni më të lumtur dhe më të motivuar për atë se çfarë dëshironi të arrini.
  4. Lirojeni Stresin
    Për të mboshtur momentet dëshpruese dhe për të ndërtuar zakone të mira të trurit është me rëndesi jetike që ta reduktoni stresin e tepërt, thotë Korb.
    Këtu jane disa këshilla se si të reduktoni stresin:
    -Dëgjoni muziken tuaj të preferuar
    -Kaloni kohen me dikë që ju e pelqeni
    -Dilni jashtë shtëpisë
    -Ndihmoni të tjerët
    -Provoni eksperienca të reja.