Baneri kryesor (Homepage)

Të jetosh deri në 100 vjeç është ëndërr e shumë njerëzve, por  falë studimeve të reja kjo ëndërr mund të bëhët realitet.

 

Në ndjekje të sekretit të jetëgjatësise, shkencëtarët kanadezë kanë arritur të zbulojnë shtatë hapa të thjeshtë të cilët ndihmojnë në arritjen e moshes 100 vjeçare.

Sipas studimit, në kushtet e jetës moderne, 90% e njerëzve mund të arrijnë pa problem në të paktën 70 vjeç ose 80, ndonjëherë edhe më shumë. Kontrollimi i dietës, i kolesterolit dhe mosabuzimi me alkool e duhan, janë disa prej elementeve të thjeshta që e bëjnë jetën më të gjatë.
Këto janë shtatë gjërat që duhet të bëni nëse doni të arrini një shekull jetë:

1. Bëhuni aktivitë – Studimet tregojnë se jeta joaktive ju privon deri në katër vjet jetë. Njerëzit që nuk bëjnë një jetë aktive, preken dy herë më shumë nga infarktet apo sëmundjet e zemrës.

2. Kontrolli i kolesterolit – Nivelet e larta të kolesterolit bëjnë që nivele të larta yndyre të depozitohen nëpër arteriet kryesore, duke rritur kështu mundësinë për infarkt dhe semundje të tjera kardiovaskulare.

3. Hani shëndetëshëm – Një dietë e shëndetshme është e domosdoshme për të jetuar gjatë. Konsumi i sa më shumë frutave dhe perimeve, ndikon drejteperdrejte ne permiresimin e shendetit tuaj.

4. Kontrolloni tensionin – Tensioni i lartë quhet ndryshe “vrasësi i heshtur”, sepse shpesh nuk ka paralajmërime ose simptoma. Duke mbajtur nën kontroll tensionin dhe duke u kuruar në rastet kur ai nuk është brenda kufijve, rreziku i goditjes nga infarkti reduktohet me 40%.

5. Mbani një peshë të arsyeshme – Pothuajse 2/3 e amerikanëve dhe një shifër e ngjashme në vendet perëndimore janë mbipeshë ose obezë. Dhjami i tepërt është jashtëzakonisht i rrezikshëm për shëndetin, me obezën që jetojnë mesatarisht 4-6 vjet më pak.

6. Kontrolloni diabetin – Diabeti është një sëmundje shumë e përhapur, e cila bëhet vdekjeprurëse nëpërmjet dëmtimeve të shumta që mund të shkaktojë në disa organe dhe mekanizme të trupit. Sheqeri në gjak është i domosdoshëm të jetë në normën e duhur.

7. Mos pini duhan – Gjysma e atyre që pinë duhan për një kohë të gjatë vdesin më të rinj nga sëmundje si tumori, infarkti apo bronkiti kronik.