Këshilla për shtatzënat

Periudha e shtatëzanisë është koha ideale për të filluar kujdesin ndaj vetëvetes, si nga ana fizike ashtu edhe nga ajo emocionale. Nëse lexoni me kujdes hapat e listuar më poshtë,  ju do ti siguroni vetes një shtatëzani pa probleme dhe një bebe të shëndetshme.

 

  1. Vizitojeni doktorin
    Sapo të keni kuptuar se jeni shtatëzenë, vizitojeni doktorin tuaj. Duke bërë vizita të rregullta, ju do të keni në dispozicion këshilla profesionale dhe një shtatezani të shëndetshme.
  2. Ushqehuni mirë
    Konsumoni ushqime të pasura me fibra bimorë si drithërat, frutat dhe zarzavatet. Sigurohuni që jeni duke marrë mjaftueshëm vitamina dhe minerale. Hani gjashtë herë në ditë. Mirëpo hani porcione të vogla ushqimi.
  3. Merrni vitamina
    Vitaminat shtesë në shtatëzani mund të ju ndihmonjë në rastet kur nuk ushqeheni mirë apo jeni të sëmura dhe nuk ju hahet.
  4. Kujdes me mënyren e ushqimit
    Jo të gjithë artikujt ushqimorë janë të shëndetshëm gjatë shtatezanisë. Prandaj, rëndesi të veqantë duhet ti kushtoni selektimit të ushqimit, duke ju shmangur vazhdimisht artikujve të tillë si: qumështit të pasterilizuar, mishërave të buta etj.
  5. Ushtroni rregullisht
    Ushtrimet do t’ju ndihmojnë në mirëmbajtjen e shëndetit dhe të largoni stresin. Mbani kurse ushtrimesh për shtatzëna ose ecni 15 deri 20 minuta në ditë. Ecni në vende me temperaturë të ulët, sepse temperaturat e larta nuk do të mundeni t’i përballoni.
  6. Shmangni alkoolin
    Thuaj jo alkoolit. Nëse ju pini alkool edhe bebi juaj pi gjithashtu. Edhe një sasi e vogël alkooli mund të dëmtojë bebin e ardhshëm. Nuk ka një nivel të “sigurtë” të pirjes së alkolit kur ju jeni shtatzanë.
    Ndalo pirjen e duhanit dhe shmang qëndrimin në mjedise ku pihet duhan gjithashtu.
  7. Shmangni duhanin
    Ndalo pirjen e duhanit dhe shmang qëndrimin në mjedise ku pihet duhani.
  8. Shmangni kafenë
    Abuzimi me kafe gjatë shtatëzanisë mund të shkaktojë një ngadalësim të rritjes së fetusit. Mamatë që pinë doza të mëdha kafeje, do të lindin fëmijë me një peshë më të ulët në krahasim me ato që i lënë këto zakone.
  9. Pushoni
    Ndërpritni marrdhënien e punës, shmangni bartjet e rënda dhe qëndrimet e gjata ne këmbë. Pushoni për disa orë gjatë ditës.
  10. Flini mirë
    Flini shumë, të paktën 8 orë në ditë. Nëse keni probleme me pagjumësi mos përdorni hapa për gjumë por konsultohuni me doktorin.