Sport & Fitness

Ju mbase keni mbushur fjalëkryqe çdo mëngjes dhe keni dëgjuar muzikë klasike rregullisht, por, edhe pse ato ndihmojnë, asnjëra prej tyre nuk është mënyra më e mirë për të penguar Alzheimerin. Një mënyrë shumë më efektive se gjimnastika mendore në fakt është gjimnastika trupore – aktiviteti fizik.

Sipas statistikave amerikane një në tetë persona mbi moshën 65 vjeçe vuan nga sëmundja e Alzheimerit. Dhe ajo çfarë është edhe më e frikshme – ky çrregullim që dobëson trurin nuk ka shërim, duke e bërë parandalimin edhe më të rëndësishëm.

I karakterizuar nga harresa ekstreme dhe konfuzioni, sëmundja e Alzheimerit definohet si “lloj demence e cila shkakton probleme me memorien, të menduarit dhe sjelljen”. Simptomat zakonisht zhvillohen ngadalë dhe përkeqësohen e kalimin e kohës, duke u bërë mjaft të theksuara dhe duke ndërvepruar me angazhimet ditore.

Njihni shenjat e sëmundjes

Vështirësitë në kujtesë, në të menduar dhe argumentim janë shenjat e para, të cilat mund të fillojnë të paraqiten madje 20 vite para diagnozës klinike. Në mesin e shenjave të tjera janë edhe:

  • Konfuzioni në raport me kohën ose vendin;
  • Problemet në kuptimin e pamjeve vizuale ose raporteve hapësinore;
  • Vështirësi me rigjetjen e fjalëve;
  • Paaftësi për të ripërshkruar hapat tuaj;
  • Vlerësim dhe vendim-marrje e dobët.

Edhe pse studiuesit ende nuk e kuptojnë plotësisht se pse ndodhin këto ndryshime të trurit, është e qartë se në të luajnë rol edhe mosha sa më e shtyrë, historia familjare e sëmundjes dhe gjene të caktuara “të rrezikut”. Disa studiues kanë nxjerrë edhe një lidhje në mes të diabetit dhe Alzheimerit, duke thënë se një dietë e pasur me yndyra, sheqer dhe ushqim të përpunuar, ndikon në mënyrën se si truri juaj e metabolizon sheqerin, por dëshmitë janë jobindëse. Diabeti mund të konsiderohet si një faktor rreziku për sëmundjen e Alzherimerit, si edhe sëmundja e zemrës, por mjekësia ende kërkon përgjigjen e saktë, nga ku vjen edhe dështimi për të gjetur një terapi e cila kundërshton këto efekte.

Çfarë mund të bëni

Ndoshta dalja jashtë për t’u aktivizuar fizikisht nuk ju duket tërheqëse, por nëse ju themi se ajo mund t’i ruajë funksionet e trurit? Shumë studime tregojnë se aktiviteti fizik, veçanërisht rezistenca ose stërvitjet me pesha, kanë pasur rezultate më të mira në aspekt të parandalimit të Alzheimerit. Megjithatë ende duhen më shumë studime për të parë në veçanti dobitë e stërvitjeve të rënda, edhe pse çdo stërvitje në përgjithësi ndihmon trurin. Kjo sepse përmes stërvitjeve shtohet konsumimi i oksigjenit në qarkullimin e gjakut dhe prodhohen lëndë kimike të cilat e mbrojnë trurin duke rivalizuar disa reduktime natyrale të lidhura me moshën të lidhjeve trunore.

Edhe pse stërvitjet aerobike, si vrapimi, ecja, ngasja e biçikletës, janë të shëndetshme për zemrën, ekspertët rekomandojnë inkorporimin e stërvitjeve të rezistencës, si gomat e duarve, ulje-ngritjet, ushtrimet e barkut, dhe stërvitje tjera gjimnastikore ose me makina të peshave. Edhe pse rekomandohen ushtrime për 30 deri 60 minuta disa herë në javë, gjithmonë konsultohuni me mjekun tuaj se çfarë është e sigurt dhe efektive për ju.

Shoqata amerikane e Alzheimerit rekomandon strategji shëndeti trup-dhe-mendje, e cila përfshin:

  • Të ndiqni dietë të shëndetshme për zemrën (të mbushur me perime gjethe-gjelbra) dhe/ose dietë të shëndetshme për trurin
  • Të mësoni vazhdimisht gjatë jetës tuaj
  • Të mbeteni aktiv në shoqëri
  • Të mbroni tronditjet e mundshme të trurit duke vendosur lidhësen në veturë, helmetën kur ngisni biçikletën, dhe ta siguroni shtëpinë tuaj nga rrëzimet sa më shumë që mundeni.

Aktivitetet fizike të cilat po ashtu përfshijnë aktivitete mental – si: rregullimi i rrugës tuaj, përcjellja e shenjave të trafikut, shmangia a pengesave – është një vlerë shtesë për shëndetin e trurit. Plus, duke bërë këto aktivitete me shoqëri, ju ofron dobi shtesë të ndërveprimit social.

Nëse ndonjë person i afërt i juaji tregon shenja të sëmundjes së Alzheimerit ose tashmë është diagnostikuar, është e rëndësishme ju të mësoni të merrni rolin e kujdestarit, dhe të ndjeheni si një prekur nga kjo sëmundje.