Baneri kryesor (Homepage)

Ushqimet e përgatitura në shtëpi janë më të shijshme, e hulumtuesit po thonë se janë edhe më të shëndetshme.

Sipas hulumtuesve, shmangia e ushqimeve të gatshme dhe të blera nga jashtë, zvogëlon rrezikun nga diabeti i tipit dy.

Njerëzit që hanë nga dy shujta në ditë, të përgatitura vet, e zvogëlojnë rrezikun nga diabeti për 13 për qind.

Kjo për shkak se, kur përgatiten ushqimet në shtëpi, shmangen yndyrërat dhe gjërat e ëmbla.

Të gjitha këto ndikojnë në shëndetin dhe në peshën e trupit, transmeton Telegrafi.

Me evitimin e peshës së tepër, mund të bëhen edhe shmangia e diabetit, apo siç njihet në popull, sëmundja e sheqerit.

Ndryshe, statistikat botërore flasin se që nga viti 1996, numri i të prekurve me diabet, është dyfishuar. /Telegrafi/