Aktualitete

Ministri Imet Rrahmani tha se ekzistojnë tri parakushte për zhvillim e reformës: vizoni i qartë, korniza politike që promovon dhe avokohet nga Qeveria dhe vullneti politik për të implementuar ndryshimet. “Të tre këto elemente trasojnë rrugën për zhvillimin e reformës shëndetësore, duke e ditur edhe faktin se Qeveria e Kosovës, për herë të parë është duke e trajtuar shëndetësisë si prioritet dhe e ka futur atë në mesin e pesë prioriteteve të saj”, tha Ministri Rrahmani.

Prishtinë, 5 nëntor 2015

Organizuar nga Ministria e Shëndetësisë sot në Gjilan po mbahet takimi koordinues me komunitetin e donatorëve ndërkombëtarë në shëndetësi.

Në këtë takim, që pason takimin e mbajtur në korrik të këtij viti kur u bë prezantimi i Kornizës logjike të veprimeve që dalin nga Strategjia Sektoriale Shëndetësore 2015-2020 dhe Plani i Veprimit të këtyre veprimeve, akterët e përfshirë në reformën shëndetësore kanë dhënë vizionin e tyre lidhur me arritjen e objektivave të parapara në reformën shëndetësore.

Ministri Imet Rrahmani tha se ekzistojnë tri parakushte për zhvillim e reformës: vizoni i qartë, korniza politike që promovon dhe avokohet nga Qeveria dhe vullneti politik për të implementuar ndryshimet. “Të tre këto elemente trasojnë rrugën për zhvillimin e reformës shëndetësore, duke e ditur edhe faktin se Qeveria e Kosovës, për herë të parë është duke e trajtuar shëndetësisë si prioritet dhe e ka futur atë në mesin e pesë prioriteteve të saj”, tha Ministri Rrahmani.

Ministri ka folur edhe për riorganizimin e roleve të reja në shëndetësi, funksionalizimin e Odave të profesionistëve shëndetësor, zhvillimin e strategjisë sektoriale të bazuar në rezultatet si qasje e re në zbatimin e kësaj strategjie, duke matur arritjen me rezultate konkrete. “Janë përcaktuar edhe indikatorët e qartë që Strategjia të mos mbetet në dokument në sirtarët shëndetësor, por të jetë një dokument i zbatueshëm”.

Korniza logjike e veprimeve, tha ai, do të shërbejë si instrument për të matur zbatimin e strategjisë bashkë me Planin e Veprimit që do të jetë udhërrëfyes për përgatitjen e planeve te departamenteve dhe gjithë institucioneve shëndetësore.

Ministri Rrahmani, gjithashtu, ka prezantuar edhe punën e deritanishme të Ministrisë, duke falënderuar të gjithë që kanë kontribuar në zhvillimin e këtyre dokumenteve, në veçanti komunitetin e donatorëve për kontributin e dhënë, me qëllimin që qytetarëve të vendit, t’u sigurohen shërbime shëndetësore më cilësore.

Kryesuesi i komunitetit të donatorëve në shëndetësi, Pierre Weber tha se takimi është i rëndësishëm për të shqyrtuar planet e detajuara dhe si proces ka marrë në konsideratë edhe komentet e komunitetit të donatorëve.

Ai tha se procesi ka qenë mjaft i mirë dhe do të ofrojë më shumë mundësi që dokumentet të jenë sa më të mira dhe t’i shërbejnë reformës shëndetësore. Dokumentet e detajuara janë prezantuar nga këshilltari politik i Ministrit Rrahmani, Dr. Ramadan Halimi, që ka theksuar se reforma synon që sistemin ta kthejë nga një sistem i shërbimit, në sistemi të preventimit.

Me diskutime në këtë takim kanë kontribuar edhe përfaqësues të komunitetit të donatorëve, drejtues të institucioneve shëndetësore të vendit.

Bashkëpunimi me komunitetin e donatorëve në shëndetësi do të vazhdojë me takime të rregullta për të matur progresin në aktvitetet e parapara në dokumentet e prezantuara nga MSh-ja sot.