Ushqehu shëndetshem

Shtimi i hemoglobinës dhe i glukogjenit në mëlçi vjen, veç të tjerave edhe nga kripërat minerale që përmban mjalti. Më të pasura në kripëra minerale janë mjaltërat me ngjyrë të errët si ai i gështënjës, i sherebelave,i rigonit të kuq, i pemëve dru-frutor etj.

Mjalti, falë aminoacideve dhe lëndëve estrogene që përmban ndihmon në shërimin e mjaft sëmundjeve, siç janë ulçërat, kolitet, dhimbjet e barkut, ai normalizon peristaltikën e zorrëve, kapsllekun, majasëllin, aciditetin e stomakut etj.

Mjaltërat më të mira për sëmundjet e organeve tretëse janë ato shumë aromatike si mjalti i blirit, i eukaliptusit, i agrumeve, i rigonit, i çajit të malit, i lavandulës dhe përzjerjet midis tyre etj.

Ndikim pozitiv luan mjalti në sëmundjet uro-genitale. Ai ndihmon diaurezën dhe duke patur veti antimikrobike, ndihmon në luftimin e baktereve urinare. Këtë funksion mjalti e kryen, veç të tjerave edhe nepërmjet acideve organike. Mjalti ndihmon mjaft në sëmundjet e mushkërive (azmë bronkiale, ftohje, kollë etj.)

Mjalti është antimikrobik, antiviral, antiparazitar, antiinflamator, antioksidues, antikanceroz. Efekti mjekues për këto sëmundje i kushtohet përqëndrimit të lartë të sheqerit dhe të faktorëve antimikrobikë etj.

Mjaltërat, në veçanti (disa prej të cilave u përmendën më lart) kane veti kurative edhe në disa sëmunje të sistemit nervor, ato jo vetëm që rrisin tonusin e organizimit, por ndihmojnë në qetësimin e sistemit nervor. Si mjet kurues, mjalti përdoret edhe nepërmjet tretësirave që injektohen, duke e futur dretpërdrejt në gjak. Si i tillë ai ndihmon të sëmurët me hipërtension, në sëmundjet e zemrës (pas krizave kardiake) etj. mjalti u jep lëndë energjike muskujve të zemrës, zgjeron enët koronare, etj.

Mjalti është shumë më pak i dëmshëm për diabetikët (me doza të kufizuar). Për këta të sëmurë përdoren mjaltërat që përmbajnë më shumë fruktozë, si mjalti i akacies, i eukaliptusit, i borzilokut, i tërfileve të ndryshme etj.

Veç vetive antimikrobike mjaltërat janë edhe ripërtrirës të qelizave, prandaj ato janë përdorur edhe nga populli ynë për mjekimin e djegieve të lëkurës, të plagëve të ndryshme, në sëmundjet e gojës etj.

Propolisi, antibiotiku natyror

Propolisi i bletës është një antibiotik natyral, antiviral, antiinflamator, antimykotik, antibakterial, antioksidant, imunostimulant, antiseptik, antiparazitar, nxit rigjenerimin e indeve, rekomandohet të përdoret për problemet e sistemit të frymëmarrjes, eshte antitumorale.

Bletët, propolisin e përdorin për ndërtimin e hyrjes në zgjua mbylljen e plasaritjeve dhe vrimave dhe për sterilizimin e hojeve. Është antibiotik natyral, nxit qarkullimin e gjakut epitelizimin e indeve gjatë djegies, dhe plagëve sipërfaqësore, gërvishtjeve dhe kundër herpesit.

Sipas bimëve nga të cilat mblidhet, ngjyra e propolisit, varion nga e verdhë në jeshile (epërsia e pishës) në të kuqërremtë (epërsia e plepit) deri në të zezë (epërsia e betullës) me të gjitha ndryshimet e ngjyrës.

Në të njëjtën mënyrë edhe aroma ndryshon në varësi të substancave rrëshinore të pranishme. E njëjta gjë vlen edhe për shijen nga tipikja e hidhur therëse deri në të ëmbël. Konsistenca e propolisit varet në veçanti nga temperatura e ambientit; e fortë dhe e thërrmueshme në të ftohtë, i përthyeshëm kur ai punohet me dorë. Në temperaturën 65-70°C propolisi bëhet ngjitës e viskoz.

Propolisi rezulton pak i tretshëm në ujë, më e lehtë një gjë e tillë (por ende jo 100%) bëhet me alkool etilik, propilenglykol. Ndërmjet përbërësve të propolisit të grupit të polifenoleve (flavone, flavonoide, flavononi), flavonet janë sigurisht fraksioni më i rëndësishëm dhe i studiuar falë veçorive të tij. Flavonoidet janë pigmente vegjetale funksioni i të cilëve të bimët është ende pak i vlerësueshëm, por që na paraqesin një veprim të dyfishtë mbrojtje dhe stimulimi të funksioneve thelbësore metabolike si p.sh. frymëmarrja.

Flavonet gjenden në sasi të mëdha në sythet e bimëve ku zhvillohet një veprim efikas mbrojtës kundër fatkeqësive parazitare dhe ashpërsisë së dimrit, veprim mbrojtës që është veçanërisht i vënë në pah nga mbulesa rrëshinore-dyllore e të njëjtëve sythe. E veçanta e propolisit qëndron në pasurinë e madhe të flavonoideve falë të cilave propolisi siguron veçorinë antimikrobike.

Sipas disa studiuesve rreth 1/3 e fraksioneve të propolisit të tretshëm në alkool etilik ka natyrë flavonoide mes të cilave është identifikuar galangina dhe pinocembrina të pajisura me efekte shumë të mira bakteriostatike si dhe sakuranetina që përfaqëson veprimin antihelmues.

Veprimi i propolisit

Karakteristikë e propolisit është se bakteriet ndaj tij nuk mund të zhvillojnë rrezistencë nga e cila vuajnë antibiotikët sintetik. Propolisi si antibiotik poashtu nuk ka efekte anësore të dëmshme. Me sukses i lufton edhe viruset e gripit dhe herpesit. Parandolon ndezjet e fytit dhe paradontozën. Rezultate të mira jep edhe gjatë shërimit të infeksioneve, djegieve, plagëve të hapura dhe ndezjeve në traktin digjestiv. Me përdorim të rregullt e rrit imunitetin e organizmit.

Përbërësit e propolisit

– Rrëshira e balsame 50-55% (terpene, polisakaride, acid uronik, acide aromatike, aldeid aromatik, acide dhe estere kafeike, ferulike, kumarike)

– Dyll 25-35%

– Vaj rasencial 5-10%

– Polen 5%

– Substanca të tjera 5%

Përbërës organik të propolisit

– Flavonoidet (acid benzoik, acid kafeik, acid ferulik, alkool cinamike, krizinë, isalpine, pinocembrine, vanilin, galangine, etj).

– Lëndë minerale (alumin, kalcium, krom, bakër, hekur, magnez, plumb, silic, etj.).

– Vitamina të grupit B (B1, B2, B6, PP) vitamina C dhe E. /diell.al/