Estetikë & Lifestyle

Nëse jeni prej atyre femrave e cila gjithmonë kërkon për një ndryshim në fizikun dhe dukjen e saj, atëherë ju preferojmë që për këtë stinë të ndërroni ngjyrën e flokëve në ngjyrë kungulli.

Kjo ngjyrë konsiderohet prej shumë ekspertëve ndërkombëtarë si ngjyra ideale për stinën e vjeshtës për shkak se kjo ngjyrë qet në pah karakteristikat e fytyrës.

Meqenëse ngjyrat e stinës së vjeshtës anon më tepër në paletën e ngjyrave të portokallta, atëherë të jeni të sigurt se kjo ngjyrë do të përshtatet shumë me fytyrën por edhe me garderobën tuaj.