Dieta

Kjo është njëra ndër dietat e cila pastron organizmin dhe kërkon të konsumoni prej 10 deri në 15 gota ujë në ditë. 

Dita e parë

Të gjitha frutat përveç bananeve. Dita e parë juaja përbëhet nga të gjitha frutat që dëshiron. Fuqimisht sugjerohet të konsumoni shumë limon në ditën e parë. Në veçanti shalqi dhe pjepër. Nëse e kufizon konsumin e frutave vetëm në shalqi dhe pjepër, gjasat tua për të humbur 1.3 kg në ditën e parë janë shumë të mira. Ju po përgatisni sistemin tuaj për programin në vijim. I vetmi burim juaji i ushqimit janë fruta të freskëta apo të konservuara. Frutat janë ushqimet e përsosura të natyrës. Ato ofrojnë gjithçka që ju mund të dëshironi për të jetuar një jetë të shëndetshme.

Dita e dytë

Të gjitha perimet. Ju inkurajoheni të hani derisa të mbusheni me të gjitha perimet që dëshironi si të gatuar ashtu edhe të pa gatuar. Nuk ka kufizim në sasi apo llojin që dëshironi të zgjidhni. Për karbohidratet e tua komplekse, ju do të filloni ditën tuaj të dytë me një patate të madhe të pjekur për mëngjes. Ju mund t’i shtoni pak gjalpë patates, po deshët.

Fillon me karbohidrate komplekse të bashkuara me një dozë të vajit. Kjo merret në mëngjes për energji dhe balancë. Pjesa vazhduese e ditës së dytë përbëhet nga perimet që janë thjesht pa kalori dhe ofrojnë vlerat ushqyese esenciale dhe fibër.

Dita e tretë

Një përzierje të frutave dhe perimeve që zgjidhni ju vetë si të dëshironi. Çfarëdo sasie, çfarëdo madhësie. Por akoma jo banane. S’ka as patate sot. Eliminoni pataten për shkak se ju i merrni karbohidratet e duhura përmes frutave. Sistemi juaj tanimë është i përgatitur për të filluar të djegë kilogramët e tepërt. Ju prapë do të dëshironi ushqim, por kjo do të fillojë të venitet nga dita e katërt.

Dita e katërt

Banane dhe qumësht. Sot ju do të hani 8 e më shumë banane dhe pini tri gota qumësht. Kjo do të kombinohet me një supë speciale, e cila mund të pihet në sasi të kufizuar. Banania, qumështi dhe supa tingëllon më e çuditshmja dhe më e padëshirueshmja, apo jo? Ju sigurisht se nuk do të hani të gjitha bananet që ju lejohet. Por ato i ke për potasiumin që ke humbur dhe sodiumin që të ka munguar tri ditëve të fundit. Ju do të filloni të vëreni humbjen e dëshirës për ëmbëlsira. Do të befasoheni se sa lehtë do të kalojë kjo ditë.

Dita e pestë

Sot është ditë gostie. Sot ju duhet të hani mish lope dhe domate. Ha dy porcione nga 300 gramë mish lope. Nëse doni, bëni edhe hamburger. Kombino këtë ushqim me 6 domate të plota. Në ditën e pestë ju duhet të rrisni sasinë e pirjes së ujit për 1 litër. Kjo është për të pastruar sistemin tuaj nga acidi urik që do të prodhosh. Mishi i lopës është për hekur dhe proteina, kurse domatet janë për tretje dhe fibër. Sa më shumë ujë që mundeni për të pastruar sistemin tuaj. Sot do të vëreni se keni urinë pa ngjyrë. Sasia e lejuar e mishit të lopës për sot është ekuivalente me 5 hamburger. Nuk ke nevojë të ndihesh se duhet të hash gjithë këtë mish… aq lejohet maksimumi. Por, ju patjetër duhet t’i hani të gjashta domatet.

Dita e gjashtë

Mish lope dhe perime. Sot mish lope dhe perime pa kufizim. Dita e gjashtë është e njëjtë me ditën e pestë, hekur dhe proteina nga mishi i lopës, vitamina dhe fibër nga perimet. Nga sot sistemi juaj është totalisht i prirë për të humbur peshë. Ju gjithashtu duhet të vëreni ndryshime të dukshme në mënyrën se si dukeni sot krahasuar me ditën e parë.

Dita e shtatë

Sot ushqimi juaj përbëhet nga orizi i kaftë, lëng frutash dhe të gjitha perimet që dëshiron të konsumosh. Dita e shtatë përfundon programin sikur një cigare e mirë (mos u habit s’ka cigare të mirë) që përdoret për t’i përfunduar ushqimet viktoriane, përveçse në mënyrë shumë më të shëndetshme.