Këshilla Shëndetësore

Përveç ushqimit i cili luan rol të rëndësishëm për një trup dhe mendje të shëndoshë, edhe pijet kanë rol krucial, sidomos në përmirësimin e kujtesës.

Çaji: Teina që gjendet në çajin e gjelbërt, në çajin e zi ose të bardhë ndihmon shumë në forcimin e koncentrimit, motivimit dhe simulojnë energjinë.

Lëngu i mollës: Molla është vërtetuar se përveç dobive të shumta që ka, gjithashtu ndihmon edhe në përforcimin e kujtesës për shkak se zmadhon prodhimin e neurotrasmetuesve bazikë në tru dhe kjo në mënyrë direkte rezulton në memorie më të mirë.

Kafja: Një filxhan ose dy në ditë mjaftojnë për të zvogëluar rrezikun nga sëmundja e diabetit, sëmundjet e zemrës dhe sëmundja e Alzhajmerit. Kjo pije është antioksidant i përkryer dhe përbërësi kryesor i saj ndihmon shumë në përmirësimin e kujtesës.