Këshilla Shëndetësore

Shumë persona në botë vuajnë çdo ditë nga dhimbja e kokës. Kjo dhimbje mund të shkaktohet nga faktorë të ndryshëm si: stresi, pagjumësia, dehidrimi etj.

Ujë i nxehtë
Për aplikimin e kësaj metode iu duhet ta vendosni një borsetë me ujë të nxehtë në pjesën e pasme të qafës. Kjo ndihmon shumë në largimin e dhimbjes, në relaksimin e trupit dhe mendjes.

Gjethe menteje
Një gjethe menteje e grirë iu duhet ta vendosni në një gotë me ujë të nxehtë, ta lini për rreth 10 minuta dhe më pas ta pini si çaj. Kjo metodë me gjethe të mentes njihet për vetitë qetësuese që ajo ka.

Pini ujë
Dhimbja e kokës shpesh ndodh edhe për shkak të dehidrimit andaj sigurohuni që të pini sa më shumë ujë gjatë ditës. Nga ekspertë të ndryshëm është konstatuar se ju duhet të pini përafërsisht 8 gota ujë në ditë.

Limon
Preferohet që të pini ujë të vakët me limon të shtrydhur. Kjo është shumë efektive për shkak se limoni i aplikuar në këtë mënyrë ka veti të shumta të dobishme të cilat ndihmojnë në largimin apo kurimin e dhimbjes së kokës.