Këshilla Shëndetësore

Nëse vazhdimisht i keni këmbët dhe duart e ftohta, atëherë mund të jeni të rrezikuar nga 3 sëmundje. Në vijim mund të mësoni për to.

Diabeti  – Ftohja e duarve dhe këmbëve mund të jetë njëra ndër simptomat e para të kësaj sëmundjeje. Kjo sëmundje zakonisht len pasoja në qarkullimin e gjakut duke rezultuar kështu në ftohjen e duarve dhe këmbëve.

Anemia – Nëse bashkë me ftohjen e këmbëve dhe duarve keni simptoma të tjera si lodhje të tepërt trupore dhe dhembje të kokës, ju duhet të kontrolloni nivelet e hekurit në gjak për shkak se hekuri është një faktor kryesor i molekulave të hemoglobinës që transporton oksigjenin,

Stresi – Edhe stresi na paraqitet si një faktor tjetër i ftohjes së duarve dhe këmbëve. Stresi përforcon shumë adrenalinën, hormon ky që ngushton enët e gjakut duke e bërë qarkullimin e gjakut më të dobët.