Ja çfarë duhet të bëni nëse fëmija juaj ka temperaturë
Me afrimin e temperaturave të ftohta, ndryshon edhe gjendja e fëmijës. Temperatura në trupin e njeriut di të jetë shumë delikate e sidomos te fëmijët duhet shtruar kujdes të veçantë.
Robert Pantell, ekspert dhe pediatër i njohur amerikan ka dhënë këshilla të mira të cilat na ndihmojnë të kuptojmë se kur është e nevojshme që t’u japim fëmijëve ilaçe për temperaturën.
“Arsyet kryesore se përse u japim medikamente apo ilaçe fëmijëve janë për të evituar dehidrimin dhe për rehati. Nëese fëmija juaj ka temperaturë dhe vazhdon të jetë energjik dhe konsumon lëngje të mjaftueshme, në këto raste konsideroni që të mos përdorni medikamente”, thotë pediatri i njohur Robert Pantell.
Gjithsesi pyeteni mjekun për ilaçe alternative. Acetaminophen dhe iboprofen janë medikamente efektive dhe secila funksionon ndryshe për të ulur temperaturën e etheve, thotë ai, mirëpo nuk duhet në asnjë mënyrë t’u jepni fëmijëve ilaçe pa rekomandimin dhe këshillat e pediatrit ose mjekut tuaj.