Këshilla për fëmijët

Nga një studim i fundit që është bërë nga Sociologu Frank Furedi është konstatuar se fëmijët, prindërit e të cilëve u kushtojnë përkujdesje të tepruar janë më të rrezikuar.

Kjo përkujdesje e tepërt tek fëmijët ka efekt krejtësisht të kundërt, është konstatuar në këtë studim.

Ka efekt negativ për shkak se duke u shndërruar në ‘prindër paranojak’ në shumicen e rasteve kjo nuk e lejon fëmijën që të jetë më social dhe më i afërt me faktorët e jashtëm, madje, e bën atë që të ketë frikë më shumë nga dëmtimet e ndryshme fizike.

Rrezik tjetër, ka thënë Furedi, është se fëmija rritet me një fryme e cila nuk e lejon atë të mendojë se nga cilët faktorë duhet të ruhet.