Aerobik & Yoga

Sipas revistës “Neurology”, aktivitetet si: noti, vrapimi kanë efekt shumë pozitiv në funksionimin e mirëfilltë të trurit, sidomos në moshën e mesme. 

Zbulimet e fundit të shkencëtarëve bazohen në monitorimin e përafërsisht 3.000 individëve të shëndetshëm, të cilët në fillim të studimit kanë qenë të moshës rreth 25 vjeçare.

Gjithashtu, është konstatuar se ka një korrelacion direkt midis praktikimit të aerobikut dhe rezultateve pozitive në testet e aftësisë njohëse, pavarësisht nga prania e faktorëve negativë si: diabeti, pirja e duhanit etj.

“Është dëshmuar se ka një korrelacion direkt midis praktikimit të aerobikut dhe rezultateve më të mira në testet e aftësisë njohëse, pavarësisht nga prania e faktorëve të ndryshëm negativë”, kanë thanë ekspertët të cilët bënë thirrje që të gjithë të merren me ushtrime aerobike në qoftë se dëshirojnë evitimin e problemeve të caktuara.