Aktualitete

Zëvendësministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Izet Sadiku sot  ka marrë pjesë në Konferencën dy ditore për shëndetësi,  të organizuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK) dhe  Komisioni Evropian e mbështetur nga TAIEX, me pjesëmarrje të nivelit ndërkombëtar.

Zëvendësministri Sadiku pasi ka përshëndetur nismat e tilla ka thënë se kjo konferencë tregon gatishmërinë e MSh-së, për të qenë pjesë e organizatave  ndërkombëtare, siç është Rrjeti i Organizatave Shëndetësore për Evropën Juglindore, në të cilën organizatë Msh-ja, ka aplikuar për pranim me të drejta të plota.

“Të konsiderojmë se kjo konferencë është hapi i parë për anëtarësimin e shëndetësisë kosovare në këtë rrjet”, ka thënë zëvendësministri Sadiku.

Konferenca ka një rëndësi të madhe për shëndetësinë kosovare, pasi që përherë të parë mundësohet që Kosova të organizoj konferencë në nivel rajonal që është obligim  në kuadër të  Marrëveshjes së  Stabilizim Asocimit  me qëllim të zhvillimit të bashkëpunimit rajonal dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore”.

Në konferencë po marrin pjesë profesionistët shëndetësor nga Kosova si dhe përfaqësuesit e Republikës së Shqipërisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë.