Dieta e biskotave
Kjo dietë konsiderohet të jetë njëra ndër dietat më të preferuara nga gjinia femërore. Në Amerikë kjo dietë, nga doktor Sanford Siegal, po korr shumë sukses dhe është shumë e preferuar nga yjet si Kelly Clarkson e Jennifer Hudson.
Konsiston në ngrënien e biskotave të ndryshme përgjatë ditës dhe ngrënien e një vakti me jo më shumë se 1.000 kalori, për shembull pulë të zier me perime.
Biskotat per të cilat flitet në dietë janë të veçanta (zëvendësuese të vaktit) përgatitur nga proteina të mishit, qumësht dhe vezë dhe nga aminoacide speciale. Efekti i dobësimit, shpjegon eksperti, arrihet përmes kalorive të ulëta. Rreziku qëndron në faktin e humbjes së peshës në mënyrë të kënaqshme, por në një kohë shumë të shkurtër dhe më pak qëndrueshmëri. Atëherë pse preferohet kaq shumë? Dy janë faktorët e suksesit: mund të hash një vakt të mirë pa gatuar dhe fakti që biskota këshillohet tek të gjitha dietat për dobësim.