Këshilla për të rinjtë

Kanceri është një sëmundje e cila po shkakton vdekje më së shumti në botë dhe prek të gjitha moshat. Në vijim do të njoftoheni për disa shenja të kancerit tek të rinjtë të cilat nuk duhet injoruar.

Statistikat e fundit kanë treguar se 29% e të rinjve në botë nuk marrin masa për shenjat e kancerit por i injorojnë ato duke rezultuar kështu në kalimin e kancerit në faza më kritike.

Ekspertët e ndryshëm mjekësor në një studim të fundit kanë treguar shenjat kryesore të kancerit tek të rinjtë e ato janë:

Lodhja ekstreme – Nëse ndiheni i lodhur gjatë gjithë kohës edhe pasi që të flini, kjo mund të jetë njëra ndër shenjat e para të kancerit.

Humbja e peshës – Nëse humbni peshë brenda një kohe të shkurtër, atëherë është mirë që të kontrolloheni menjëherë te mjeku.

Dhimbje – Nëse ndjeni dhimbje gjatë gjithë kohës dhe nuk largohet pavarësisht se sa barëra pini për t’a eliminuar atë, kjo mund të jetë njëra ndër shenjat e hershme të kancerit.

Gungë – Nëse ndjeni ndonjë gungë në trup, mos hezitoni të shkoni te mjeku për t’a kontrolluar për shkak se kjo gjithashtu mund të jetë shenjë e kancerit.

Sa i përket kësaj sëmundjeje, është e rëndësishme të dijmë se nëse e gjejmë në fazat e hershme, ekziston një mundësi e madhe që të shërohet.